Home > Uncategorized > Vendosen gjashtë gypa në kanalin e Ibër Lepencit, pritet të lëshohet uji, jo me kapacitet të plotë

Vendosen gjashtë gypa në kanalin e Ibër Lepencit, pritet të lëshohet uji, jo me kapacitet të plotë

//
/
Comments are Off

Janë vendosur gjashtë gypa në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, ku më 29 nëntor ka ndodhur një sulm në fshatin Varragë të Zubin Potokut.

Jepi Zë raporton se brenda pak minutave pritet të lëshohet uji në këtë kanal, por jo me kapacitet të plotë.

Kryeministri Albin Kurti për sulmin në fjalë fajtor e bënë Serbinë, duke thënë se është përdorur sasi e madhe e municionit.

“Sonte u dashtë të mblidhemi këtu sonte në këtë orë të vonë këtu në kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.

The post Vendosen gjashtë gypa në kanalin e Ibër Lepencit, pritet të lëshohet uji, jo me kapacitet të plotë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights