Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar dhe janë konfiskuar armë dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Klankosova.tv
Aty detaje rreth bastisjeve po japin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
The post Klan Kosova siguron pamje të armëve të konfiskuara sot në veri appeared first on Klan Kosova.