Skuadra e Arsenalit ka kaluar në epërsi që në minutën e 10-të ndaj West Ham.
Karakteristikë interesante e këtij goli padyshim që ishte skema e përgaditur nga Mikel Arteta, nga goditja e këndit.
Futbollistët mysafirë u grumbulluan në qoshe të “16 metërshit”, duke hutuar vendasit, teksa pak para se të bëhej krosimi, lojarët u shpartalluan, duke mbetur i papenguar braziliani Gabriel, që me kokë e futi topin në rrjetë, raporton Klankosova.tv.

Me fitore eventuale “Topçinjtë” do ta rrëmbenin vendin e dytë me 25 pikë, gjashtë më pak se Liverpool i cili nesër e pret Manchester Cityn në krizë të thellë rezultatesh.
Nga ana tjetër, West Ham deri tani ka grumbulluar 15 pikë
The post Arsenali me skemë unike kalon në epërsi ndaj West Ham appeared first on Klan Kosova.