Home > Uncategorized > Kryetari i Morbahut – Kosovari habitet sa lehtë fitoi në Gjermani

Kryetari i Morbahut – Kosovari habitet sa lehtë fitoi në Gjermani

//
/
Comments are Off

Në Kosovë vjen goxha shpesh.

Por,  vendbanim të përhershëm Arianit Besiri nga Mitrovica e ka Gjermaninë, që kur mërgoi atje si njëvjeçar, raporton Klan Kosova.

Vizitën e fundit në qytetin e lindjes e bëri këtë javë si kryetar i komunës Morbah. 31-vjeçari i fitoi bindshëm zgjedhjet për këtë post. Por këtë nuk e kishte pritur.

Në qytetin të cilin do e drejtojë vetë tani e tutje nuk është se ka numër të madh të shqiptarëve.

Megjithatë, mitrovicasi që filloi të merret me politikë në vitin 2021, pohon se u mbështet shumë nga gjermanët, 60.2 për qind e të cilëve ia dhanë votën.

Votuesve të tij përshtypje u bëri programi i tij për shëndetësinë.

Kjo është hera e parë që në historinë e shtetit evropian një kosovar menaxhon me një komunë gjermane. Mandati i Besirit në krye të Morbahut do të jetë pesëvjeçar.

The post Kryetari i Morbahut – Kosovari habitet sa lehtë fitoi në Gjermani appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights