Klubi basketbollistik i Pejës në kategorinë e femrave e pret sonte Flamurtarin në kuadër të Ligës Unike.
Ndeshja mes Pejës 03 dhe Flamurtarit do të nisë nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në Sport 1 në Artmotion, e që do të jetë nën komentimin e gazetares Ulpiana Emras.
Aktualisht, Peja 03 gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ku në katër ndeshjet e fundit ka dy humbje dhe dy fitore.
Ecuri të njëjtë ka edhe Flamurtari, por që gjendet në vendin e katërt, ku ka katër ndeshje të zhvilluara, e dy i ka të humbura e dy të fituara.
The post Liga Unike për Femra në Artmotion: Peja e pret Flamurtarin appeared first on Klan Kosova.