Kompanitë private të autobusëve po ankohen se zyrtarëve shtetërorë nuk po u mundësohet transporti nga shteti.
Si pasojë e kësaj mungese, mes këtyre ndërmarrjeve dhe zyrtarëve të forcave të rendit, po krijohen konflikte.
E gjithë kjo problematikë, sipas pronarit të një kompanie transporti, Jakup Berisha, po ndodhë për shkak se Policia e Kosovës ka ndaluar linjat dhe qarkullimin e autobusëve të specifikuar për zyrtarë të PK-së.
Në një përgjigje elektronike për KIKS Kosovën, Policia e Kosovës ka thënë se ato linja janë ndalë për shkak të vjetërsisë së autobusëve.
“Lidhur me interesimin tuaj ju njoftojmë se transporti i zyrtarëve të PK-së me autobusë të PK-së ka funksionuar vite me radhë nga dhe për në disa nga qytetet e vendit. Kohëve të fundit në mungese të autobusëve dhe vjetërsisë së tyre, disa nga linjat janë ndërprerë”, deklauran nga Policia.
Tutje ata shtuan se ka filluar një projekt që të bëhet furnizimi me automjete transporti dhe linjat të vazhdojnë punën si vite më parë.
“Për një transport më të rregullt për zyrtarët e PK-se, është iniciuar projekt për furnizim me automjete përkatëse”, shtuan nga Policia e Kosovës.
The post Policët mbesin në rrugë, presin autobusë të rinj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.