Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve të borës.
Shoferët këshillohen të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica, transmeton Klankosova.tv.
Apeli vjen si masë parandaluese për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në trafik.
The post Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në rrugë me borë dhe ngrica appeared first on Klan Kosova.