Dinari qarkullon lirshëm, u kryen blerje e madje nga euro në dinarë KIKS Kosova me lehtësi e bëri konvertimin në Manastirin e Graçanicës.
Pasi ekipi i KIKS-it misionin e parë e kreu me sukses, pra konvertimin e euros në dinarë, atëherë radha është që tani të shohim a po qarkullon kjo kartëmonedhë, transmeton klankosova.tv.
Stacioni ynë i parë ishte kjo barnatore.
Terren i njëjtë pa u dalluar fare nga situate po del të jetë edhe në pjesën veriore të vendit ku KIKS Kosova u ndal në Mitrovicë të Veriut.
Aty fillimisht i konvertuam eurot në dinarë.
Meqë kjo shumë e vogël e parave që patëm për t’i kthyer në dinarë serbë nuk ke problem, ekipi i KIKS-it u vu në kërkim të sic na tha edhe punëtori i marketit “dillerave”, apo atyre që merren me konvertimin e dinarëve me shumicë, normalisht këtë gjë ata e bëjnë ilegale.
Pasi më herët u bë konvertimi, radha ishte që t’i kërkonim kupon fiskal punëtores së marketit pas blerjes, normalisht kupon në dinarë. Mirëpo, kupon nuk pranuam as në dinarë e as në euro. Thjeshtë një letër kompjuteri me emrin e produktit.
Në anën tjetër, vetëm 50 metra larg nga dritarja, ku kreu i Leposaviqit Lulzim Hetemi vëzhgonte për muaj të tërë situatën në komunën e tij, komuniteti serb atje krejt qetësisht zhvillohen veprimtari ilegale.
KIKS Kosova vendosi të blejë diçka në një librari afër Komunës së Leposaviqit.
Pa e ditur që po fliste më gazetarët, shitësja shprehet se rrallë herë u del problem me inspeksionin, ngase po shisnin produktet e tyre me kartëmonedha serbe.
Mitrovica e Veriut, Graçanica e Leposaviqi duket se ende nuk kanë marrë masat e duhura sa I përket ndalimit të qarkullimit të dinarit serb, i cili vendim u mor në shkurt të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës.
The post A e ndaloi Albin Kurti dinarin? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.