Ashtu edhe siç pritej, ‘Prime’ i mbrëmshëm u shoqërua me shumë dinamika. Që nga dalja e Rovenës, rrëfimi emocionues i Sarës, e deri tek “prerja e biletës” për në finale të Drilonit.
Gjithçka nisi me komentet për ish-banorin e “Big Brother Vip Kosova 3”, Gjesti.
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë.
Ai tha se nuk do të tentojnë që të të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen.
“Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të Prime të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.
Ndërkohë, komentet për Gjestin vijuan me Xhenetën, e cila tha se ka menduar se vetëm Gjesti ka mundur ta nxirrte Drilonin jashtë dhe se “s’kam menduar që do të dilte ai përpara këtij”.
“Ai ka jep shumë më shumë se Driloni këtu dhe në momentin kur Gjesti ka filluar të rri me Drilonin, e kam ditë që me strategjitë e Gjestit, Driloni s’do të ishte sot këtu”.
“Në ato momente, duke u bazuar prej të preferuarit dhe duke u bazuar nëpër Prime dhe në momentin se si u fut Gjesti në lojë, kam menduar se Gjesti do ta nxirrte Drilonin”, tha Xheneta.
Ajo në një moment gjatë Prime-it, duke folur për Gjestin, shpërtheu në lot.
Ajo tha se nuk i ka munguar vetëm asaj Gjesti, por të gjithëve, teksa shtoi se po të ishte Gjesti në shtëpi, sjellja e saj do të ishte ndryshe karshi tij.
“S’e kam menduar që do të jem pa Gjestin këtu brenda dhe kur kemi pasur shumë përlarje të mëdha dhe fjalor të keq ndaj njëri-tjetrit”.
“Prapë se prapë ka mjaftuar një fjalë dhe Gjesti është dukur në cdo cep të shtëpisë. Në cdo cep të shtëpisë, sidomos kur zgjohem në mëngjes”, tha Xheneta teksa shpërtheu në vaj.
Tutje, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni tregoi se si është njohur me Lelën para se të futen në shtëpi.
Ai thotë se njohja ka ndodhur rastësisht, teksa thotë se nuk është takuar personalisht me të, por sipas tij, vetëm përmes rrjeteve sociale.
“E kam njohur në Instagram. Ama kështu personalisht jo. Na e kem një servis të veturave në Komoran. Nëna e Lelës ka shkuar dhe e ka rregulluar veturën te mixhallarët e mi. U ka thënë se çika ime do të futet në Big, tani djali i mixhës i ka treguar për mua, tani ai më ka kallxoj mua, që kjo vajzë do të futet në Big”, u shpreh Driloni.
Moment tjetër gjatë Prime-it mbrëmë, kishte të bënte me Vullnetin.
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, e pyeti Vullnetin se “a do të ishte Xuxi në shijet e tua?”.
Vullneti u përgjigj troç duke i thënë “JO”, ndërsa tha se po t’i pëlqente dikush brenda shtëpisë do t’ia thoshte.
“Jo kurrë. Nuk më kish ardhë marre, po të më pëlqente do t’ia lypja këtu edhe Drilonit edhe Leos”.
“Drilonit edhe Sarës i kam thënë dje në pishinë se po të më pëlqente dikush, krejt shtëpia me u çu kundër, krejt Kosova me kanë kundër e kisha bë luftën më të madhe, ja e kisha zënë ja hiç”, tha Vullneti, njofton Klankosova.tv.
Thirrja e Vullnetit ishte që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë.
Kërkesa e Vullnetit është që këtë herë fituesi të jetë nga Kosova dhe jo sipas tij, nga diaspora dhe Shqipëria.
Por me këtë nuk u pajtuan banorët duke krijuar debate të mëdha.
Sara është rrëfyer tek ‘Vëllai i Madh’ si asnjëherë më parë në linjën e saj të jetës.
Ajo tregoi vështirësitë e jetës mes zhvendosjes nga Shqipëria në Greqi dhe bullizimet që i kishte hasur si fëmijë vetëm pse ishte e huaja gjë që siç tha Sara nuk u pagëzua dhe të ndryshojë emrin vetëm që të mos mohoj asnjëherë vendin nga ajo vjen që është Shqipëria.
Sara, mes tjerash, ka treguar edhe për raportet me babain e saj dhe një periudhë jo të mirë të shëndetësore të nënës së saj.
“Natën kur flinim ajo shkonte dhe qante diku ku ne nuk e shihnim”, u shpreh Sara.
Sara tutje tregoi edhe për punën e saj mes televizionit dhe filmit dhe gjithë dashurinë që kishte marrë nga publiku është gjëja kryesore për të.
Në këtë rrëfim emocionues Sara tregoi edhe për dështimet dhe dashurinë e nuk la pa përmendur as ëndrrat e saj për jetën.
Radha ishte për të eliminuarin.
Këngëtarja Rovena Stefa përmbylli rrugëtimin e saj në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Rovena ishte banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 që nisi rrugëtimin më 18 tetor të vitit të kaluar, transmeton Klankosova.tv.
Në Prime nuk kishte si të mos diskutohej edhe darka romantike mes Drilonit dhe Sarës.
Sara u shpreh se në fillim i është dashur kohë që të krijoj besim me Drilonin dhe se nuk dinte si të menaxhonte situatën për çka tha se është hera e parë që gjindet në këtë situatë, transmeton Klankosova.tv.
“Një nga arsyet që ndoshta unë kam qenë e ndikuar emocionalisht nga situatat është sepse unë jam gjujt për ty dhe unë nuk e dija se ku qëndroja me ty – nëse unë mund të të besoja ty 100 për qind se nuk e dija si ta menaxhoja këtë gjë pasi është hera e parë që mua më ndodhë kjo situatë. Tani e di se ku qëndrojë me ty dhe që mund të të besoj dhe ti këtë gjë se ke lojë me mua e as unë me ty”, u shpreh Sara.
Driloni, mes tjerash, u shpreh se që nga fillimi e ka ditur se do të ketë afrim mes tyre pasi u shpreh se janë tipa të njëjtë.
Driloni në darkë kërkoi të dinte se a po i jep siguri Sarës teksa ajo u përgjigj se ‘Po’.
“Besoj se të njoh mjaftueshëm këtu, dhe kam shumë siguri në ty”, u shpreh Driloni.
E, moment tjetër i rëndësishëm ishte edhe zgjidhja e Drilonit si finalist i parë.
Driloni, është finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3.
Ai është votuar më së shumti nga publiku.
Kështu ai do të jetë i pari banor që do të shkon automatikisht në finale.
Ndryshe, finalja e madhe do të jetë me datën 24 janar.
Vëllai i Madh e ka hapur një tjetër televotim mbrëmë me pyetjen se “zgjidhni finalistët tuaj”.
Aktualisht, në gjysmëfinale janë shtatë nga tetë banorët që janë në shtëpi.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Prime, mund ta ndiqni në videon në vijim:
The post Eliminimi i Rovenës e zgjidhja e Drilonit si finalisti i parë, krejt çka ndodhi në ‘Prime-n’ e mbrëmshëm appeared first on Klan Kosova.