Pas triumfit sensacional në finalen Superkupës ndaj Interit, ku u kthye nga disavantazhi prej dy golave, duke e fituar atë ndeshje, Milani zhgënjen sërish në Serie A.
“Rossonerët” nuk kanë arritur ta mposhtin Cagliarin e vendit të 18-të, të cilë në pesë ballafaqimet e fundit para kësaj përballje, kishin humbur katër sosh, njofton Klankosova.tv.
Avantazhi që 19 herë kampionëve të Italisë ia dha Alvaro Moratta në minutën e 51, nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi mysafirët barazuan menjëherë me anë të Nadir Zortea.
Pavarësisht dominimit në thuajse krejt takimin, “Kuq e Zinjtë” nuk mundën t’i marrim 3 pikë.
Milani mbetet në vendin e tetë me 28 pikë, kurse Cagliari nuk ndryshon pozicion, raporton Klankosova.tv.
Nesër zhvillohen katër duele të tjera.
Dita nis me Genoa – Parma që fillon nga ora 12:30 dhe transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës Art Motion!
The post Milani nuk shkon më shumë se një barazim në “San Siro” ndaj Cagliarit appeared first on Klan Kosova.