Home > Uncategorized > Shkon në 40 numri i të vrarëve në Nigeri

Shkon në 40 numri i të vrarëve në Nigeri

///
Comments are Off

Militantët e dyshuar islamikë vranë 40 fermerë në një sulm ndaj komunitetit Dumba në shtetin Borno të Nigerisë të dielën, tha të hënën një zyrtar i lartë shtetëror.

Raportet fillestare tregojnë se fermerët u larguan jashtë një korridori sigurie të ngritur nga ushtria, duke hyrë në një zonë të njohur për aktivitetin kryengritës dhe të mbushur me mina tokësore, tha komisioneri shtetëror i informacionit Usman Tar, shkruan  Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Militantët besohet se i përkisnin grupit të armatosur Boko Haram dhe degës së tij, Provinca e Afrikës Perëndimore të Shtetit Islamik (ISWAP), të cilët kanë zhvilluar një kryengritje të gjatë në Nigerinë verilindore.

Sulmi ajror ushtarak në Nigeri vret 16 civilë

The post Shkon në 40 numri i të vrarëve në Nigeri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights