Home > Uncategorized > Rukiqi: Sot takuam një furnizues amerikan me LNG – termocentrali me gaz është prioritet kryesor

Rukiqi: Sot takuam një furnizues amerikan me LNG – termocentrali me gaz është prioritet kryesor

///
Comments are Off

Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka njoftuar se kanë takuar ditën e sotme një kompani amerikane nga Teksasi që merret me furnizim me gaz.

Siç shkroi ai në X, LDK-ja ka në planprogram ndërtimin e një termocentrali me gaz, dhe për partinë të cilën ai e përfaqëson, kjo gjë është prioritet.

“Sot u takuam me një furnizues amerikan me LNG (gaz natyror i lëngshëm, shën.red.) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të zhvillojë partneritete me kompanitë amerikane. Për LDK-në, ndërtimi i një termocentrali me LNG është prioritet kryesor – jo vetëm për sigurinë energjetike, por edhe për qëllime strategjike”, tha Rukiqi, raporton Klankosova.tv.

Për këtë takim, zyrtari i LDK-së falënderoi ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Faleminderit, Richard Grenell, që na vutë në kontakt”, shkroi Rukiqi. /Klankosova.tv

The post Rukiqi: Sot takuam një furnizues amerikan me LNG – termocentrali me gaz është prioritet kryesor appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights