Home > Uncategorized > Dalin detaje të reja rreth plagosjes së një polici në poligon

Dalin detaje të reja rreth plagosjes së një polici në poligon

///
Comments are Off

Policia ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes që ndodhi në një poligon të Novobërdës.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në poligonin e gjuajtjes, të dyshuarit i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluan zyrtarin e policisë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime. 

Gjilan: Dyshohet se një polic është plagosur në një poligon të armëve

The post Dalin detaje të reja rreth plagosjes së një polici në poligon appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights