Xhiro e 25-të e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, po mbyllet me super klasiken kosovare, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Kryeqytetasit u treguan më të mirë se skuadra mitrovicase pas dy çerekëve të parë, duke shkuar në pushim me rezultat, 41-39 raporton Klankosova.tv.
10 minutat e para “Plisat” i përfunduan me avantazh prej katër pikëve, 20-16, kurse në fraksionin e dytë, mysafirët u treguan për dy pikë më të mirë, 21-23.
Nëse prishtinasit arrijnë të dalin triumfues nga ky ballafaqim, atëherë do të barazohen në tabelë me “Torcidën”, me nga 41 pikë, dy më pak se Bashkimi i vendit të parë.
Aktualisht Prishtina ka 15 fitore e 9 humbje, kurse Trepça 16 herë ka triumfuar, karshi 8 disfatave.
Kryendeshjen kampionale ndërmjet dy skuadrave më të trofeshme kosovare, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
Komentator, Agon Fehmiu!
The post Mbyllet pjesa e parë, “Plisat” po fitojnë në kryeqytet ndaj “Torcidës” appeared first on Klan Kosova.