Home > Showbiz > Gjesti: Më mungon koha me Eglin, jam i kënaqur me ditën kur e kam njohur

Gjesti: Më mungon koha me Eglin, jam i kënaqur me ditën kur e kam njohur

///
Comments are Off

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka folur për jetën pas përfundimit të spektaklit dhe marrëdhëniet e krijuara gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai ndau disa reflektime personale, përfshirë lidhjen me Eglin, me të cilën kishte një romancë gjatë programit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më mungon koha me Eglin, jashtë e kemi një marrëdhënie, me rëndësi është. Kemi qenë të ngarkuar ajo me karrierën e saj, unë me karrierën time. I kënaqur jam ditën kur e kam njohur,” u shpreh ai.

Gjesti tregoi se ka lënë pas hatërmbetjet dhe debatet nga brenda shtëpisë, duke vënë theksin në përqendrimin te projektet e reja. “Ka bashkëpunime, por nuk do zbuloj gjë. Ka këngë të kushtuara dashurisë, i dedikohen dikujt. Kënga ‘Halite’ është e kaluara ime. Nuk ka arsye pse të mos e këndoj, por ka atë kuptim. 98% kam qenë real aty brenda në BBV. Të tjera kanë qenë të gjitha reale, sjelljet dhe ndjenjat.”

Ai theksoi se kalimi nga formati në jetën reale ka qenë sfidues. “Kam qenë shumë i ngarkuar, shumë e vështirë të kthehem në jetën reale.”

Lidhur me marrëdhëniet me banorët e tjerë, Gjesti shtoi: “Me Valbonën kam folur, me të tjerët kam folur pak. Ne i kemi thënë gjëra njëri-tjetrin, por BBV ka përfunduar, janë mbyllur edhe hatërmbetjet. Ata që më kanë sulmuar brenda, e kam mbyllur me ta. Më ka befasuar Laerti, nuk e kam ditur që ka qenë ashtu.”

Ai përmbylli duke thënë se ndonëse përvoja në BBV Kosova ka qenë më sfiduese, në Shqipëri gjithçka ka shkuar mirë: “Nga rrugëtimi në BBV Kosova nuk do kisha lënë askënd të më shkelë me këmbë. Në BBV Albania çdo gjë ka shkuar shumë mirë”.

Verified by MonsterInsights