Home > Uncategorized > Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim

Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim

///
Comments are Off

Familjet e 53 pengjeve që mbahen ende në Gaza i kanë dërguar një letër të hapur presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke i kërkuar atij të shfrytëzojë luftën e Izraelit me Iranin për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura.

“Derisa tensionet rriten në të gjithë Lindjen e Mesme, ju kërkojmë të mos harroni 53 pengjet që mbeten në Gaza”, thuhet në letrën e ndarë në platformën Truth Social.

Aty gjithashtu thuhet se duhet shfeytëzuar mundësia derisa Irani dhe Hamasi janë në pikën e tyre më të dobët, raporton BBC.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë mundësinë, ndërsa Irani dhe Hamasi janë në pikën e tyre më të dobët, për të siguruar lirimin e të gjithë të dashurve tanë në një marrëveshje të vetme.  Sillini në shtëpi z.President”, kanë thënë familjarët.

The post Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights