Krijonte profile false dhe shantazhonte duke kërkuar para për mos-publikim, 20-vjeçari bie në prangat e policisë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, i cili ka çuar në arrestimin e shtetasit E. M., një 20-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet për dy raste mashtrimi të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale.
Ky operacion erdhi si rezultat i një hetimi intensiv dhe të detajuar, ku autoritetet arritën të zbardhnin metodën e përdorur nga të riun për të mashtruar përdorues të rastit në internet.
Sipas hetimeve, gjatë një periudhe dyjavore, E. M. krijonte profile të rreme në rrjetet sociale, shpesh duke përdorur identitete false për të tërhequr përdorues të ndryshëm. Pasi fitoi besimin e viktimave të tij, ai siguroi foto personale të këtyre individëve.
Më pas, i mashtruarit u kërkoheshin shuma të konsiderueshme parash, që varionin nga 500 deri në 1000 euro, me kërcënimin se nëse nuk paguanin, fotot e tyre do të publikohej në mënyrë të paligjshme.





