Home > Lajme > Mbi 1 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Mbi 1 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

///
Comments are Off

Shkelja e rregullave të komunikacionit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë të aksidenteve të përditshme në Kosovë. Për të parandaluar këto raste, Policia e Kosovës po zbaton masa ndëshkuese ndaj drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e trafikut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 546 gjoba trafiku në mbarë vendin.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku, përfshirë një aksident me fatalitet, 17 aksidente me persona të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu, autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë arrestuar 23 persona, nga të cilët 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Verified by MonsterInsights