Home > Lajme > Ahmeti: Pas protestës, është koha që djemtë e UÇK-së të kthehen në shtëpi

Ahmeti: Pas protestës, është koha që djemtë e UÇK-së të kthehen në shtëpi

///
Comments are Off

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se protesta ishte një shprehje e unitetit kombëtar dhe se shqiptarët folën me njëzëri për drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se qytetarët në Shkup, ashtu si ata në Tiranë dhe Prishtinë, dhanë një mesazh të qartë për liri dhe drejtësi, duke theksuar se tani është koha që djemtë e UÇK-së të kthehen në shtëpi. Ai i cilësoi të pafajshëm luftëtarët e UÇK-së dhe vlerësoi luftën si të pastër dhe të drejtë.

Ahmeti gjithashtu u shpreh se identiteti dhe sakrificat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të gërshetuara me historinë kombëtare dhe se populli shqiptar qëndron i bashkuar në kërkesën për drejtësi. Ai lavdëroi dëshmorët e kombit dhe ritheksoi rëndësinë e përkujtimit të tyre në kujtesën kolektive.

Verified by MonsterInsights