Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen sot me pritje të gjata në kufirin Kroaci–Serbi, ku kolonat kanë arritur deri në tetë orë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, pritjet e gjata janë raportuar nga vetë udhëtarët që ndodhen në këtë pikë kufitare. Një lexues ka bërë të ditur se kolona ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit.
“Që nga ora 04:30 e mëngjesit, ende në pritje”, ka deklaruar ai.
Fluksi i shtuar i mërgimtarëve drejt vendlindjes, veçanërisht gjatë sezonit të festave, ka shkaktuar ngarkesë të madhe në pikat kufitare, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.



