Home > Lajme > Kongresisti amerikan i dërgon letër Kurtit: Mbështetja për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake

Kongresisti amerikan i dërgon letër Kurtit: Mbështetja për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, në të cilën njihet mbështetja e fortë dhe dypartiake e Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës. Lawler ka falënderuar Kurtin për takimin që zhvilluan së fundmi në New York dhe ka nënvizuar se mbështetja për Kosovën në Kongresin e SHBA-së mbetet e qëndrueshme dhe e bashkuar pavarësisht dallimeve politike.

Në letrë përmenden edhe legjislacionet e fundit amerikane, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, si shembuj të përkushtimit të SHBA-së ndaj perspektivës euro‑atlantike të Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kongresisti Lawler ka shprehur urimet e tij për Kurtin dhe familjen e tij për sezonin festiv dhe ka theksuar se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm.

Verified by MonsterInsights