KESCO ka siguruar që furnizimi me energji elektrike do të vazhdojë rregullisht edhe gjatë festave të fundvitit, duke garantuar që qytetarët dhe bizneset të kenë energji pa ndërprerje gjatë kësaj periudhe. Kompania ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për të përballuar kërkesën dhe se sistemi energjetik është i përgatitur për të përballuar konsumim më të lartë gjatë ditëve festive.
Megjithatë, KESCO ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kursim dhe përdorim të arsyeshëm të energjisë elektrike, për të evituar ngarkesa të panevojshme dhe rrezikun e ndërprerjeve eventuale. Autoritetet rekomandojnë përdorimin e burimeve efikase dhe uljen e konsumin të panevojshëm, veçanërisht në oraret kur kërkesa është më e lartë.
KESCO ka nënvizuar se furnizimi është i planifikuar të jetë i vazhdueshëm, por se bashkëpunimi i qytetarëve dhe biznesve me masat e rekomanduara do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të sistemit elektrik gjatë festave.



