Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha që përfshinë pothuajse gjithë vendin, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.
Sipas parashikimit të IHMK-së, nga fillimi i javës në Kosovë do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë tërë territorin dhe do të sjellin temperatura shumë të ulëta, sidomos gjatë orëve të mëngjesit.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare. Mëngjeset do të jenë shumë të ftohta me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull.
IHMK ka kërkuar kujdes të shtuar, sidomos për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të ngricave dhe mundësisë për rrëshqitje në rrugë.
Parashikimi sipas ditëve:
E hënë:
Mot kryesisht i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -11 deri -8°C
Temperaturat maksimale: -5 deri -1°C
E martë:
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -12 deri -7°C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
E mërkurë:
Mot i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 1 deri 5°C
E enjte:
Mot i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -1°C
Temperaturat maksimale: 3 deri 7°C
E premte:
Mot i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale: deri në -5°C
Temperaturat maksimale: deri në 7°C
Instituti apelon që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, për shkak të ngricave dhe kushteve të vështirësuara në trafik.



