Home > Ballina > Prishtinë: Arrestohet një person me “Glock” dhe 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”

Prishtinë: Arrestohet një person me “Glock” dhe 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”

///
Comments are Off

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një personi, i cili dyshohet se po mbante armë zjarri pa leje.

Sipas informatave zyrtare, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 16:00, në Bulevardin “Bill Clinton”, ku njësia e reagimit të shpejtë, gjatë një pike kontrolli të automjeteve, ka ndaluar një person për verifikim.

Gjatë kontrollit trupor, policia i ka gjetur të dyshuarit një armë zjarri të tipit Glock 19, kalibri 9 mm, me karikator dhe 15 fishekë. I dyshuari është identifikuar si Arian Alija, 39 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e rendit nga Stacioni Policor Jugu dhe hetuesi kujdestar. I dyshuari është shoqëruar në stacion për procedura të mëtejme.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Verified by MonsterInsights