Është raportuar zhdukja e Avdyl Begajt, 39 vjeç, nga fshati Banjë i Malishevës.
Sipas njoftimit të familjarëve dhe banorëve të fshatit, ai është parë për herë të fundit më 18 janar 2026, në zonën Klinë – Ujmir – Siqevë.
Familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij.
“Nëse dikush ka çfarëdo informacioni rreth vendndodhjes së tij, ju lutemi të kontaktoni në numrin: 044 269 767,” thuhet në njoftim.
Çdo informacion mund të jetë vendimtar për zbardhjen e kësaj zhdukjeje.



