Home > Ballina > Malishevë: Digjet një shtëpi në Goriq, humb jetën një grua rreth 50-vjeçare

Malishevë: Digjet një shtëpi në Goriq, humb jetën një grua rreth 50-vjeçare

///
Comments are Off

Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas informatave fillestare, viktima është një grua rreth moshës 50-vjeçare.

Rrethanat e shpërthimit të zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

You may also like
Leonita feston ditëlindjen, Granit Xhaka i bën urimin emocionues
Verified by MonsterInsights