Home > Uncategorized > PSG po bën ndryshime drastike, çfarë do të ndodhë me Dembele?

PSG po bën ndryshime drastike, çfarë do të ndodhë me Dembele?

///
Comments are Off

Skuadra parisienë po bën ndryshime drastike në projektin e saj, shkruan gazeta spanjolle “Fichajes”.

Kampionët evropianë kanë ndryshuar rrënjësisht politikën e tyre, jo vetëm në aspektin e sjelljes së lojtarëve të rinj, por edhe në zgjatjen e kontratave. PSG i ka bërë të qarta qëllimet e tij dhe u ka dërguar një paralajmërim rivalëve, shton gazeta spanjolle.

Problemet u panë verën e kaluar me Gianluigi Donnarumman, i cili nuk arriti të bënte një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij me PSG-në. Tani situata mund të përsëritet me Ousmane Dembelenë, për të cilin, pavarësisht se është fitues i Topit të Artë dhe një lojtar kyç në fitimin e tripletës, kjo nuk është e mjaftueshme, transmeton Klankosova.tv.

Francezi hodhi poshtë propozimin e parë për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2028. Sulmuesi ende nuk e ka zgjatur kontratën e tij, dhe siç thekson AS, ky është një shembull i vërtetë i planit të ri që kanë vendosur kampionët evropianë.

“Kampionët evropianë kanë miratuar një strategji të qartë: kushdo që nuk dëshiron të luajë për PSG-në nuk do të detyrohet të qëndrojë”, shkruan As. Ata duan të shmangin situatën që ndodhi katër vjet më parë me Kylian Mbappe, i cili përfundimisht u largua falas në vitin 2024.

Ofertat e zgjatjes së kontratës përfshijnë bonuse bazuar në performancë. Por mbi të gjitha, dhe veçanërisht pas suksesit të Luis Enrique në vitin 2025, plani është të vazhdojë ndërtimi i një ekipi të fortë në të cilin yjet individualë nuk e eklipsojnë kolektivin. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights