Home > Uncategorized > Arba Hasanaj e Jon Kukaj luftojnë për të bronztën në turneun Casablanca

Arba Hasanaj e Jon Kukaj luftojnë për të bronztën në turneun Casablanca

///
Comments are Off

Xhudistja kosovare Arba Hasanaj dhe xhudisti Jon Kuka janë një hap larg medaljes së bronztë në turneun Casablanca Cadet African Cup 2026, që po mbahet në Marok.

Federata e Xhudos e Kosovës , ka njoftuar se Arba Hasanaj siguroi kalimin në ndeshjen për medalje pasi në repasazh e mposhti me Ippon xhudisten vendase Rokaya Ghadfane.

Për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me Ivana Bebek nga Bosnja dhe Hercegovina, raporton Klankosova.tv.

Njëherësh edhe Jon Kuka tregoi paraqitje të fortë, duke triumfuar me Ippon ndaj marokenit El Mehdi Boudarham në repasazh.

Ai do të ndeshet për medaljen e bronztë me Ugo Marchiori nga Luksemburgu./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights