Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Han të Elezit ku një mur është rrëzuar mbi një automjet.
Bazuar në pamjet e publikuara, brenda automjetit gjendej një person, i cili sipas raportimeve, fatmirësisht ka shpëtuar pas intervenimit të njësive përkatëse.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.


