Chelsea ka fituar 3-2 ndaj West Ham Unitedit në xhiron e 24-t të Premier Ligës.
Çekanët patën avantazh të dyfishtë falë golave të Jarred Boëenit, 7’, dhe Cryscencio Summerville, 36’.
Por kampioni i botës doli heroik në pjesën e dytë në “Stamford Bridge”, përmes një performance briliante të Joao Pedros.
Ai së pari ngushtoi epërsinë në minutën e 57-të, dhe pastaj erdhi barazimi 13 minuta më vonë përmes Marc Cucurellës.
Ndërkaq, në minutën e dytë shtesë shënoi Enzo Hernandez, i asistuar nga Pedroja.
Chelsea ngritët e katërta me 40 pikë, duke dhënë alarm në luftën për të zënë një vend në “Champions League”.


