Fenerbahçe po tenton një goditje të madhe në merkato dhe emri i fundit që po qarkullon është ai i N’Golo Kante.
Mesfushori francez, aktualisht pjesë e Al-Ittihad në Arabinë Saudite, është shfaqur në radarët e klubit turk si një përforcim me peshë për fazën vendimtare të sezonit.
Sipas zërave nga Turqia, drejtuesit e Fenerbahçes po studiojnë mundësinë e një marrëveshjeje, qoftë në formë huazimi apo transferimi të përhershëm, duke shfrytëzuar gatishmërinë e lojtarit për t’u rikthyer në futbollin evropian.
Kante, kampion bote me Francën dhe ish-yll i Chelseat e Leicesterit, mbetet një profil me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe ndikim të menjëhershëm në mesfushë.


