Home > Uncategorized > Trupa në treg: Si funksionon ‘skllavëria moderne’ në Shqipëri dhe Kosovë? (VIDEO)

Trupa në treg: Si funksionon ‘skllavëria moderne’ në Shqipëri dhe Kosovë? (VIDEO)

///
Comments are Off

Nga Kolumbia në Shqipëri, nga premtimi për një jetë më të mirë, në skllavërinë e trupit. Kështu thotë hulumtimi i fundit për punonjësit e seksit në Shqipëri.

Megjithatë, ky fenomen është mjaft i përhapur edhe në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetarit Elton Tozaj, në Shqipëri ekzistojnë dy lloje eskortash, ato që shoqërojnë dikë, dhe ato që ushtrojnë prostitucion.

Në Klan Kosova, ai tha se këto vajza nuk janë vetëm kolumbiane apo tajlandeze, sipas tij, ka edhe shumë shqiptare.

Një tjetër shqetësim siç thotë gazetari është edhe bartja e sëmundjeve si HIV-i.

Nga ana tjetër, aktivistja Zhaklin Lekatari tha se në këtë çështje më shumë duhet t’i jepet jehonë dhunës sistematike që iu bëhet grave.

“Shqipëria dhe Kosova mendoj se janë pjesë e një harte të madhe globale, ku gratë trajtohen si mall i lëvizshëm”, tha ajo në Klan Kosova.

Gazetari i Klan Kosovës, Herolind Ademi po ashtu tha se Policia e Kosovës nuk duhet t’i mbyllin sytë para kësaj dukurie.

Ndërsa gazetari Kron Sadiku, pikërisht në studio shfaqi faqet që janë lehtë të disponueshme në internet, mjafton vetëm të kërkosh në ‘Google’.

Verified by MonsterInsights