Kur u hap çerdhja muaj më parë, u gëzuan stafi, prindërit dhe fëmijët. Por kur fondet u ndalën, asaj iu vendos dryni.
Stafi vendosi ta rihapë, edhe pse kanë tre muaj pa paga.
Bëhet fjalë për telashet e një çerdheje në Greme të Ferizajt.
Detajet i mësoni në kronikën e përgatitur nga gazetarja Gremisa Latifi.



