Home > Uncategorized > “S’kishte opsion dështimi”, Dumoshi tregon si u rrëzua muri që u ndërtua për ta ndarë Mitrovicën (VIDEO)

“S’kishte opsion dështimi”, Dumoshi tregon si u rrëzua muri që u ndërtua për ta ndarë Mitrovicën (VIDEO)

///
Comments are Off

Vlora Dumoshi, e cila ka shërbyer si shefe e stafit të ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka rrëfyer detaje mbi procesin që çoi në rrëzimin e murit të ndërtuar për ndarjen e Mitrovicës.

Përmes një lidhje direkte në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Dumoshi ka theksuar se ishte një qëndrim i prerë dhe i qartë lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i panegociueshëm, ose komuna e Mitrovicës do ta rrënojë vet murin të cilin e kishin ndërtuar, ose Qeveria e Kosovës do ta rrënojë”.

Ajo ka bërë të ditur se takimi vendimtar ishte i vështirë dhe se dështimi nuk ka qenë opsion.

“Takimi nuk ka pasur opsion për dështim dhe nuk është mbyllur në atë ditë pa arritur një zgjidhje, pas diskutimit të gjatë dhe të vështirë, u arrit marrëveshja për projektin e rrethrrotullimit në Mitrovicën e Veriut, që garantonte lirinë e lëvizjes së automjeteve dhe të këmbësorëve”.

Dumoshi ka shtuar se bisedimet kishin nisur në orët e pasdites dhe se marrëveshja përfundimtare është arritur vetëm në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:00./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights