Home > Uncategorized > Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjeti trupin e të riut të zhdukur në lumin Mat

Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjeti trupin e të riut të zhdukur në lumin Mat

///
Comments are Off

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni dhjetëditor kërkim-shpëtimi ka gjetur trupin e pajetë të Jurgen Karajt, të riut i cili ishte zhdukur në lumin Mat në Shqipëri.

Sipas FSK-së, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një kontingjent i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare u angazhua në zonën e Klosit për gjetjen e personit të zhdukur.

“Pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur.

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës”, raporton Klankosova.tv.

Njëherësh, komandanti i FSK-së ka falënderuar personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, shkroi FSK./Klankosova.tv

Shqipëri: 29 ditë i shpallur i zhdukur, gjendet trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Verified by MonsterInsights