Home > Uncategorized > Paniku nga tërmeti, nxori në borë 120 nxënësit në Brezovicë (VIDEO)

Paniku nga tërmeti, nxori në borë 120 nxënësit në Brezovicë (VIDEO)

///
Comments are Off

Gjatë natës, 120 nxënës që shkuan për të mësuar skijimin në Brezovicë, u detyruan të dalin jashtë hotelit.

Kjo pasi u shqetësuan nga lëkundjet e tokës që atje ku qëlluan ata u ndjenë goxha fort, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, ata shpejt u kthyen nëpër dhoma ku kujdesi për ta vazhdoi. Gjatë gjithë natës, herë pas here, stafi i Federatës së Sportit Shkollor i vizitonte të vegjlit.

Pos tyre, në gatishmëri ishin edhe ekipet mjekësore.

Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e së martës u ndie në shumë komuna, por dëme s’pati as në njerëz e as materiale. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights