Kosova ka shënuar sot 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë moderne të vendit.
Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.
Deklarata e Pavarësisë u prit me festime masive në mbarë vendin dhe u konsiderua një hap vendimtar drejt konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Më poshtë mund të ndiqni momentin historik të shpalljes së Pavarësisë nga Hashim Thaçi







