Home > Uncategorized > Gjasat për t’ia “vjedhur” titullin Arsenalit? Flet Guardiola

Gjasat për t’ia “vjedhur” titullin Arsenalit? Flet Guardiola

///
Comments are Off

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas fitores ndaj Newcastle Unitedit që e ka afruar në dy pikë ndaj liderit Arsenalit në Premier Ligë.

Pavarësisht gëzimit të madh që pati pas fishkëllimës së fundit në fitoren e lodhshme prej 2-1, spanjolli u tregua i përmbajtur në konferencë për shtyp.

“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

“Kam ndjenjën se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjenjën se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjenja ime…”.

Verified by MonsterInsights