Home > Uncategorized > Hulumtim i Kiks Kosova: Personi që akuzohet se mashtroi 70 bujq, dyshohet se po zhvatë edhe të sëmurët (VIDEO)

Hulumtim i Kiks Kosova: Personi që akuzohet se mashtroi 70 bujq, dyshohet se po zhvatë edhe të sëmurët (VIDEO)

///
Comments are Off

Emisioni Kiks Kosova sjell një panoramë të plotë të dyshimeve dhe akuzave ndaj Valmir Hajrullahut, 34-vjeçar nga Banulla e Lipjanit, i cili për dy vjet me radhë dyshohet se ka mashtruar një pacient nga Peja, A.B., duke i marrë 134 mijë e 761 euro me premtimin për një transplant veshke në Turqi që nuk u realizua kurrë.

Në rast përmendet edhe Avdyl Kryeziu, 54-vjeçar nga Mleqani i Malishevës, si i përfshirë në mashtrim, ndërkohë që ai pretendon të jetë viktimë e Hajrullahut.

Mashtrimi dhe rrezikimi i jetës së pacientit

Sipas avokatit të viktimës, Fitim Malokajt, Hajrullahu jo vetëm që ka mashtruar financiarisht pacientin, por ka rrezikuar edhe jetën e tij: ai dyshohet se i ka dhënë ilaçe pa përshkrim, ndonëse nuk është mjek. Avokati thotë se kjo përbën “elemente të veprës penale vrasje në tentativë”.

Gjatë pesë udhëtimeve të pacientit në spitalin “Acibadem” në Stamboll, Valmiri dyshohet se vazhdimisht ka gjetur arsyetime se operacioni nuk mund të kryhej dhe ka kërkuar shuma shtesë parash. Pacienti ka incizuar edhe një moment në spital, ku njëri prej mjekëve dëgjohet duke i thënë Valmirit se “nuk e njeh dhe se nuk e ka parë kurrë në atë spital”. Pas këtij zbulimi, Hajrullahu ishte zhdukur dhe nuk i ishte përgjigjur më telefonatave.

Sipas palës së dëmtuar, Valmiri kishte ndërruar disa herë identitetin e vendbanimin dhe kishte kaluar kufirin disa herë ndonëse ishte nën urdhër për t’u paraqitur në polici. Avokati kërkon që Gjykata Themelore në Pejë të rishqyrtojë masën e arrestit shtëpiak dhe Prokuroria të hetojë rolin e Avdyl Kryeziut.

Dëshmia e Avdyl Kryeziut – pretendon se është viktimë

Në kallëzimin penal dhe në hetime, përveç Valmir Hajrullahut, i dyshuar del edhe Avdyl Kryeziu. Por ai para policisë dhe Kiksit thotë se është mashtruar nga Valmiri qysh në vitin 2016, kur i kishte marrë 130 mijë euro për një plantacion arre. Për këtë rast thotë se kishte bërë kallëzim në polici.

Ai po ashtu thotë se Valmirin e njihte si “doktor në spitalin ‘Acibadem’” dhe se e kishte besuar këtë pasi Valmiri i kishte treguar edhe një ID kartelë të spitalit. Sipas tij, arsyeja pse e vuri A.B.-në në kontakt me Valmirin ishte për ta ndihmuar, pasi kishte dëgjuar nga djali i tij se pejani vuante nga veshkat — madje i biri i Avdylit ishte vullnetar të dhuronte veshkën.

Kryeziu thotë se nuk ka ditur asgjë për mashtrimin derisa pas afro dy vitesh familja e pejanit kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta ballafaquar. Ai nuk pranoi të flasë para kamerës, duke thënë se “e ka të ndaluar nga hetuesia”.

Dyshimet për prezantim si mjek dhe skema të tjera mashtrimi

Artikulli i tretë vë në pah se Valmir Hajrullahu është i njohur edhe nga raste të tjera mashtrimi – përfshirë një skemë të dyshuar piramidale me rreth 70 bujq, prej të cilëve dyshohet se ka përfituar mbi 600 mijë euro. Sipas një CV-je të publikuar nga organizata e tij, ai kishte studiuar Integrime Evropiane, por që nga viti 2021 dyshohet se prezantohej rrejshëm si kardiokirurg.

Ndërsa para hetuesve policorë ka deklaruar se nuk është mjek, se është “duke e kryer një praktikë në Angli” dhe se e ka shoqëruar pejanin vetëm “në mënyrë shoqërore”, faktet tregojnë të kundërtën: në gjërat e sekuestruara nga policia u gjet një ID kartelë e spitalit Acibadem.

Babai i tij, Rexhepi, thotë se Valmiri “ka përfunduar studimet për Mjekësi dhe punon si mjek në Angli”, dhe se më herët paska punuar edhe në Shkup. Ai thotë gjithashtu se djali nuk jeton me të pas moshës 10-vjeçare dhe se vjet shumë persona kanë trokitur në derën e tij duke pretenduar se i janë mashtruar nga Valmiri.

Historia e plotë e mashtrimit sipas hetimit policor

Sipas kallëzimit penal, mashtrimi filloi në 25 maj 2021, kur Avdyli i telefonoi pejanit dhe i tha se ishte me Valmirin, duke e prezantuar këtë të fundit si “doktor me specializim në Turqi”. Ata u takuan më 26 maj në një restorant në Ferizaj, ku Valmiri u prezantua si mjek në “Acibadem”. Aty kishte edhe një person tjetër që u prezantua si shok nga Ferizaj, i cili pretendonte se kishte një të afërm në trajtim në atë spital.

Pasi kishte parë raportet mjekësore të pejanit, Valmiri kishte premtuar se do ta konsultonte një koleg të tij në Turqi. Në vazhdimësi i kishte kërkuar para për “shpenzime operacioni, analiza dhe ekzaminime mjekësore”.

Ai dyshohet se i ka dërguar A.B.-së e-maile dhe dokumente të falsifikuara, duke përdorur emrin e spitalit “Acibadem” dhe emrat e mjekëve të atij spitali. Përmes një video-thirrjeje, edhe shtetasi turk Yilmaz Tassoker, 28 vjeç, ishte prezantuar si “dhurues vullnetar i veshkës”.

Pejani udhëtoi pesë herë për transplantin që nuk u krye kurrë, derisa më 27 shtator 2023 e denoncoi rastin në polici.

Ndiqni më poshtë kronikat nga emisioni i sotëm:

Verified by MonsterInsights