Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta ka bërë të ditur se nuk ka votë për kandidatin e propozuar nga VV-ja për President, Glauk Konjufcën.
Ajo u shpreh se votë nuk ka as për cilindo kandidat tjetër partiak, siç u shpreh ajo, aq më pak të partisë në pushtet.
“Ne nuk guxojmë, për asnjë çmim, që me Votat tona si deputetë ta instalojmë në Kosove një Autokraci, ku të gjitha pushtetet e ndara, Qeveria, Parlamenti, Presidenca e nesër edhe Gjyqësori e Institucionet e pavarura t’i nënshtrohen tekeve, shijeve dhe vullnetit të vetëm NJË NJERIU dhe të Partisë në pushtet”.
“Nëse do të ngjante një gjë e tillë me Vota t‘deputetëve – atëherë duhet ta dinë të gjithë – se kjo autokraci – kurrë më s’do të mund të largohej me Vota të deputeteve brenda Parlamentit, apo përmes zgjedhjeve. Por vetëm jashtë institucioneve! Vendit, si gjithandej në botën demokratike e perëndimore, i duhet një President-e Konsensuale që është jo vetëm simbol unitetit, por edhe garancë e pushteteve të ndara e të balancuara, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv






