Home > Uncategorized > “Reverie Quartet” dhe Besa Llugiqi sonte me koncert në Oslo

“Reverie Quartet” dhe Besa Llugiqi sonte me koncert në Oslo

///
Comments are Off

“Reverie Quartet” i përbërë me anëtarë të Filharmonisë së Kosovës dhe sopranon Besa Llugiqi, sonte do të mbajnë koncert në ora 18:00, në ambientet e Oslo Konserthus (Lille Sal), me një program nga mjeshtërit e muzikës klasike dhe perlave të muzikës shqiptare.

Kjo mbrëmje e veçantë koncertale, mbahet në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Koncerti është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji, në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights