Home > Uncategorized > Aksion i përbashkët Frontex-Policia e Shtetit: Konfiskohen 350 kg marihuanë në Kakavijë

Aksion i përbashkët Frontex-Policia e Shtetit: Konfiskohen 350 kg marihuanë në Kakavijë

///
Comments are Off

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex ka njoftuar se, gjatë operacioni të përbashkët me autoritetet shqiptare, kanë gjetur një sasi të madhe droge në Kakavijë, që është pika kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Detektimi i drogës u bë në një kamion përmes skanerëve që kanë shfaqur dyshime, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur 166 pako (rreth 350 kg) me marihuanë, raporton Klankosova.tv.

Për pasojë është sekuestruar sasia e drogës, kamioni me rimorkio, ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.

“Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Frontex-it, duke dëshmuar se jemi më të fortë kur punojmë bashkë”, shkroi Frontex në një njoftim për media. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights