Home > Uncategorized > Bayern barazoi te Leverkuseni me dy lojtarë më pak

Bayern barazoi te Leverkuseni me dy lojtarë më pak

///
Comments are Off

Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich kanë barazuar 1-1 në një ndeshje shumë të tensionuar, ku nuk munguan as kartonët e kuq.

Skuadra vendase kaloi e para në epërsi me golin e Aleix García për rezultatin 1-0. Bavarezët reaguan dhe arritën të barazojnë me anë të Luis Díaz, i cili realizoi para se të përjashtohej më vonë nga loja.

Në këtë përballje me karton të kuq u ndëshkua edhe Nicolas Jackson, duke e bërë fundin e ndeshjes edhe më të tensionuar për të dy skuadrat.

Pavarësisht këtij barazimi, Bayerni vazhdon të mbajë një epërsi të konsiderueshme në krye të tabelës, me nëntë pikë më shumë se Borussia Dortmund në garën për titull në Bundesliga.

Verified by MonsterInsights