Liverpooli dhe Tottenham Hotspurs kanë ndarë pikët në “Anfield Road” 1-1 në xhiron e 31-të të Premier Ligës.
Kampionët në fuqi të Anglisë udhëhoqën falë golit të Dominic Szoboszlait nga goditja e lirë në minutën e 19-të.
Mirëpo, Spurs-ave iu deshën 90 minuta për të gjetur golin përmes Kolo Muanit i cili ua siguroi një pikë në një terren të vështirë teka po luftojnë për mbijetesë.
Të Kuqtë tani kanë 49 pikë në vendin e pestë dhe vazhdojnë të rrezikojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Spurs kanë 30 pikë në vendi ne 16-të, vetëm një pikë larg zonës së rrezikut.





