Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Therandë, ku Golden Eagle Ylli përballet me Trepçën në palestrën “13 Qershori”.
Këto dy skuadra së fundmi u ndeshën në çerekfinale të Kupës, ku mitrovicasit dolën më të suksesshëm duke eliminuar therandasit. Po ashtu, Trepça ka dominim edhe në përballjet direkte në Superligë këtë edicion, me tri fitore në po aq ndeshje ndaj Yllit.
Sa i përket renditjes tabelare, Golden Eagle Ylli mban vendin e katërt me bilanc prej 11 fitoresh dhe 13 humbjesh, duke synuar ngjitjen në pozitën e tretë deri në përfundim të sezonit të rregullt. Në anën tjetër, kampionët në fuqi nga Mitrovica kryesojnë bindshëm me 21 fitore dhe vetëm tri humbje, duke e siguruar tashmë vendin e parë para fazës së “play-off”-it.
Takimi nis nga ora 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion./Klankosova.tv


