Home > Uncategorized > Vuçiq flet në telefon me kryediplomatin gjerman: I dëgjova me kujdes vërejtjet

Vuçiq flet në telefon me kryediplomatin gjerman: I dëgjova me kujdes vërejtjet

///
Comments are Off

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Vuçiq e përshkroi bisedën si “të mirë dhe kuptimplotë” me kryediplomatin gjerman.

Sipas tij, gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Gjermanisë, ndërsa tema më e rëndësishme ishte rruga evropiane e vendit.

“Dëgjova me kujdes të gjitha vërejtjet e Ministrit gjerman dhe theksova se Serbia do të angazhohet fuqishëm në reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit,” ka shkruar ai në Facebook.

Verified by MonsterInsights