Sonte zhvillohet finalja e shumëpritur e Ligës Unike për meshkuj, ku do të përballen dy skuadra nga Kosova, KB Peja dhe Golden Eagle Ylli, në një duel me karakter mbarëshqiptar.
Të dy ekipet siguruan finalen pas paraqitjeve bindëse në gjysmëfinale. Pejanët eliminuan KB Vëllaznimin, ndërsa therandasit triumfuan ndaj KB Besëlidhjes, duke dëshmuar formë të lartë në momentet vendimtare të garës.
Finalja pritet të jetë tejet e balancuar, duke u bazuar edhe në përballjet direkte të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, ku në katër takime secila skuadër ka regjistruar nga dy fitore.
Ndeshjet mes Pejës dhe Yllit janë karakterizuar gjithmonë nga rivalitet i fortë dhe spektakël në parket, ndaj edhe këtë herë pritet një sfidë me ritëm të lartë dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Takimi zhvillohet sonte nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.




