Home > Uncategorized > Gazetari i njohur turk i frikësohet ndeshjes ndaj Kosovës

Gazetari i njohur turk i frikësohet ndeshjes ndaj Kosovës

///
Comments are Off

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti të eliminonte Sllovakinë duke fituar 3–4 në Bratisllavë.

Dardanët të martën kanë takimin me historinë, përballë Turqisë synohet kualifikimi në Kupën e Botës për herë të parë.

Në prag të duelit në “Fadil Vokrri”, mediat turke kanë filluar ta vlerësojnë ndeshjen ndaj Kosovës. Gazetari i njohur Mehmet Demirkol ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje më përballjen kundër skuadrës së Franco Fodas.

“Kosova do ta bëjë këtë ndeshje çështje kombëtare. Atmosfera atje do të jetë zjarr. Duan t’i tregojnë botës se janë aty. Mendoj se Sllovakia do të ishte kundërshtar më i përshtatshëm për ne. Nuk do të jetë e lehtë në udhëtim”, deklaroi Demirkol, përcjell Klankosova.tv.

Turqia dje arriti të eliminonte Rumaninë me rezultat 1–0. Golin e vetëm e shënoi Kadıoğlu pas asistimit të Arda Güler.

Verified by MonsterInsights