Kryetarja Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, kanë lexuar një nga një shkrimet në ekspozitën e diskutueshme për masakrat në Kosovë, pa e vërejtur asnjë gabim, pavarësisht se përmbajtja ka shkaktuar shumë reagime për deformimin e historisë.
Institucioni që drejton Haxhiu ka qenë financues i kësaj ekspozite, që ka ngritur shqetësime për pasaktësitë dhe ofendimet ndaj sakrificës kombëtare.
Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të njohura të politikës dhe shoqërisë civile, si ish-ministri Hysen Durmishi, i cili e ka quajtur këtë ekspozitë si fyerje për ata që dhanë jetën për liri.
Ish-anëtarja e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirjeta Durmishi, ka reaguar poashtu ashpër ndaj vizitave të bartësve të institucioneve shtetërore në ekspozitë që është financuar nga Ministria e Kulturës.
Ajo ka theksuar se këta individë e vizitojnë ekspozitën vetëm për të bërë foto dhe për të u krenuar me financimin e saj, pa u shqetësuar fare për përmbajtjen e pasaktë dhe ofenduese.


