Dy kandidatët e pushtetit nuk morën përkrahjen, e i treti është krejt në dorën e opozitarëve.
Deputetët e shumicës harxhuan nënshkrimet e tyre për Glauk Konjufcën e Fatmire Mulhaxha-Kollçakun, e për ta gjetur një kandidat të pranueshëm për president, tash duhet pëlqimi me shkrim nga të paktën 30 ligjvënës tjerë.
Ata që dhanë firmat e tyre për të propozuarit e Vetëvendosjes, nuk mund t’i tërheqin, edhe nëse Konjufca a Mulhaxha-Kollçaku largohen nga gara.
Për opozitarët, çështja e nënshkrimeve është krejt pjesë formale, nëse arrihet një marrëveshje për të zgjedhur një shef shteti.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që dha afat edhe 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri, subjektet politike ende nuk kanë nisur bisedimet për t’u marrë vesh rreth një emri që mund t’i siguronte votat e mjaftueshme për ta marrë këtë post.
Detajet i gjeni më poshtë:


